Analizë, BALLKANI

“Në BE të dënuarit për krime të rënda përjashtohen nga pjesëmarrja në zgjedhje”

“Për ne, si evropianë, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë

Figen Shaban  | 19.05.2017 - Përdıtësım : 20.05.2017
“Në BE të dënuarit për krime të rënda përjashtohen nga pjesëmarrja në zgjedhje”

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Krerët e misioneve të BE-së në Kosovë përmes një deklarate u bëjnë thirrje të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, që të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë e përbashkët nga Zyra e BE-së /Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, EULEX dhe Shefat e Misionit të BE-së në Kosovë thuhet se zgjedhjet janë zemra dhe shpirti i demokracisë dhe ajo bazohet në parimin që qytetarët zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre përmes zgjedhjeve që janë zgjedhje të vërteta e demokratike.

“Për ne, si evropianë, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Ne ndajmë shpresën për një fushatë të qetë dhe të hapur parazgjedhore ku mosmarrëveshjet shprehen në një mënyrë konstruktive dhe paqësore e cila promovon pluralizmin dhe tolerancën për mendime të ndryshme”, thuhet në këtë deklaratë.

Sipas tyre është e rëndësishme që retorika dhe veprimet e fushatës të sigurojnë zgjedhje të informuar për votuesin, në një atmosferë paqeje, tolerance dhe respekti, në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Ata po ashtu bëjnë thirrje që të gjitha palët të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë. Theksohet se kosova meriton përfaqësues të pozitës dhe autoritetit të lartë moral.

“Në shumë prej vendeve tona, individët të cilët janë dënuar për krime të rënda përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kosova meriton kandidatët që përmbushin standardet më të larta për zyrtarët publikë. Demokracia nuk mund të mbijetojë pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve. Qytetarët kanë përgjegjësi për të mbështetur atë demokraci. Ata kanë përgjegjësi për të mbajtur udhëheqësit e tyre të përgjegjshëm dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi udhëheqësit e tyre me votat e tyre, për të zgjedhur udhëheqësit që duan. Çdo votë numërohet. Pra, shpresojmë që populli i Kosovës, miqtë tanë evropianë, nga të gjitha komunitetet, do të ushtrojnë të drejtën e tyre civile për të votuar”, thuhet në deklaratë.

Me këtë deklaratë ata bëjnë të ditur se pas zgjedhjeve do të punojnë me përfaqësuesit që zgjedhin qytetarët e Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike e politike në bazë të përkushtimit të përbashkët, sipas tyre, përfshirë edhe angazhimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Kosovës dhe Agjendës për Reforma Evropiane. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın