Analizë

Analizë - Mediat e Maqedonisë dhe standardet e dyfishta të demokracisë

Nëse kthehemi në mënyrë kronologjike dhe fillojmë të shfletojmë shtypin për të parë se çfarë kanë shkruar mediat e këtushme do të shohim se ekzistojnë shumë marrëzira në vet raportimin për ngjarjen

Admir Fazlagikj  | 01.08.2016 - Përdıtësım : 02.08.2016
Analizë - Mediat e Maqedonisë dhe standardet e dyfishta të demokracisë

Shkup

SHKUP (АА) – ADMIR FAZLAGIÇ - Përpjekja për grusht shteti në Turqi hasi në vëmendje të madhe te mediat botërore. Gjithsesi se një gjë e tillë ishte e pritur, por ajo që tërhoqi vëmendjen është mënyra e raportimit të disa mediave për përpjekjen e përgjakshme në këtë vend që njihet për bukuritë që ka.

Tentativa për grusht shteti të cilin më 15 korrik u orvat ta kryej organizata terroriste FETO dhe që u parandalua nga qytetarët dhe forcat e rendit të cilët dolën masovikisht në rrugë me vëmendje të veçantë është përcjellë edhe në Maqedoni, si nga ana e mediave ashtu edhe nga elitat politike, ndërsa rrjetet sociale ishin përplot komentime.

Nëse kthehemi në mënyrë kronologjike dhe fillojmë të shfletojmë shtypin për të parë se çfarë kanë shkruar mediat e këtushme do të shohim se ekzistojnë shumë marrëzira në vet raportimin për ngjarjen me çka nuk është mbajtur llogari për standardet gazetareske duke u përhapur shpekulime tendencioze për të rënuar reputacionin e shtetit turk dhe pushtetit të atjeshëm.

Mirëpo, ashtu siç zhvilloheshin gjërat në Turqi në natën më të erët në politikën e Turqisë, pasi presidenti Recep Tayip Erdoğan me paraqitjen e tij dëshmoi se është brenda shtetit duke thirrur qytetarët të dalin në rrugë dhe të mbrojnë demokracinë e tyre, shtetin e tyre bashkë me nderin dhe dinjitetin, ranë në ujë të gjitha ato përpjekje të disa mediave për të shtrëmbëruar zhvillimet.

Që gjërat të jenë akoma më të çmendura, këtë e bënë mediat të cilat “betohen” në demokracinë por sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një demokraci dhe liri të shprehjes të njohur vetëm për ata. Vlen të përmenden disa kolumnistë të cilët për vetveten thonë se përfaqësojnë njohës të mirë të zhvillimeve, luftëtarë për të drejtat e njeriut dhe demokracisë ndërsa arsyetojnë tentativën e grusht shtetit.

Logjikisht parashtrohet pyetja se nëse janë demokratë si është e mundur të përkrahin tentativë për puç në shtet ku pushteti është zgjedhur në rrugë demokratike përmes zgjedhjeve të cilat janë njohur edhe nga opozita? Si është e mundur që demokratët e mëdhenj të shprehin përkrahje për njerëz të cilët kanë drejtuar armët kah qytetari i cili u ka dhënë atyre të drejtën që ti mbrojë? Prej kur kjo trajtohet si “betejë për liri”? Prej kur aventurat terroriste janë të justifikueshme ose vallë kjo vlen vetëm në rastin e Turqisë?

Nga shumë paqartësi të cilat u bënë, vlen të përmendet edhe deklarata kundërthënëse e Eurokomesarit Johanes Han i cili siç transmetuan disa media, ka thënë se Turqia ka pasur gati listën e arrestimeve.

Pyetja që parashtrohet në adresë të atyre që thirren në deklaratën e Hanit është se prej kur ai ka filluar të jetë i besueshëm për demokracinë pasi gjatë negociatave të partive politike në Maqedoni për një pjesë të “luftëtarëve të lirisë” ishte shpallur si “Eurokrat i korruptuar”? Si është e mundir që fjalët e tij të marrin në peshë, ose vallë nuk është e rëndësishme se kush flet por kundër kujt flet, më konkretisht kundër Turqisë dhe qeverisë legale dhe legjitime të saj?

Do të ishte mirë që mediat e orientuara “properëndimore” në vendet e Ballkanit dhe më gjerë, dhe disa të ashtuquajtur aktivistë qytetarë para se të plasojnë pasaktësi rreth Turqisë dhe qeverisë së atjeshme të kujtojnë se ky vend është në mesin e tre shteteve të para që njohën Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues të saj.

Turqia në të gjitha dokumentet më të rëndësishme figuron si përkrahës i fortë i Maqedonisë në integrimet euroatlantike, duke ndihmuar shtetin në forma dhe situata të ndryshme. Për hirë të së vërtetës, investimet turke në Maqedoni kapiun shifrat mbi një miliardë euro që për një ekonomi siç është Maqedonia kanë domethënie të madhe.

Nga ana tjetër Ju rikujtojmë se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) në vitet e fundit në Maqedoni ka realizuar mbi 450 projekte nga sfera publike, infrastrukturë , arsim, administratë, gjyqësor. Të njëjtën e bënë edhe në Serbi dhe BeH, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit.

Për demokracinë nuk duhet vetëm të flitet dhe mendohet por ajo duhet jetuar, ndërsa, nëse ajo nënkupton sundimin e popullit shihni sheshet e stërmbushura të të gjitha qyteteve më të mëdha të Turqisë ku qindra mijë qytetarë padallim përkatësisë politike, etnike apo fetare dalin me ditë të tëra pqër ti dhënë përkrahje qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike duke i mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e veta.

Këta janë njerëz të thjeshtë, duarthatë të cilët nuk u frikuan nga armët e puçistëve të cilat ia dha populli dhe të njëjtat i kthyen kundër tij. Kur e gjithë kjo të merret në konsideratë, mund të vërtetoheni se si vërtetë jetohet demokracia. Deri atëherë shtetet të cilat akuzojnë dhe nuk shohin vetveten do ta kenë demokracinë nocion imagjinar.

Për hirë të së vërtetës, Turqia tani kthen një faqe të re të historisë, të cilin e shkruan vet populli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.