Analizë

Domosdoshmëria e reformave në OKB: Bota është më e madhe se ‘pesë‘

Sot reformimi i OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit ku çdo veto nënkupton më shumë masakra dhe tragjedi njerëzore do të jetë i mundur me reforma, pluralizëm, pjesëmarrje, moral personal

Fuat Keyman  | 29.09.2016 - Përdıtësım : 30.09.2016
Domosdoshmëria e reformave në OKB: Bota është më e madhe se ‘pesë‘

Stamboll

STAMBOLL (AA) - FUAT KEYMAN - Një nga rezultatet më të rëndësishme që parlamentarët diskutuan në Konferencën "Bretton Woods" për formimin e rendit të ri botëror pas Luftës së Dytë Botërore ishte formimi i Kombeve të Bashkuara në vitin 1945. Krahas formimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore për Zhvillim edhe OKB-ja u formua me qëllim për të rritur bashkëpunimin social dhe ekonomik ndërkombëtar si parësor në parandalimin e kërcënimeve ndaj paqes, për të kontribuar në siguri dhe vazhdimësinë e paqes.

OKB-ja e cila vepron në fushat për paqen dhe sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe social, mjedisin, të drejtën ndërkombëtare, shëndetësi dhe ndihmat humanitare sot ka 193 anëtarë. OKB-ja me organet kryesore siç janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit (KS-OKB), Këshilli Ekonomik dhe Social dhe Komitetet e tjerë ofrojnë forume që nxisin rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut ndërkombëtar ku vendet anëtare të prezantojnë mendimet e tyre.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın