Analizë

Shtetet e Ballkanit vazhdojnë të kenë indeks të ulët prosperiteti

Maqedonia është e 65-ta, Shqipëria e 83-ta, ndërkohë që nuk ka të dhëna për Kosovën

Bekim Laci  | 28.05.2016 - Përdıtësım : 29.05.2016
Shtetet e Ballkanit vazhdojnë të kenë indeks të ulët prosperiteti

Shkup

SHKUP (AA) - "The Legatum Prosperity Index", që realizon matjen e indeksit të prosperitetit në shtetet e botës, në raportin për vitin 2015 ka publikuar të dhëna të cilat nuk premtojnë shumë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga 142 shtete të përfshira në studim, prej shteteve të Ballkanit më mirë radhitet Kroacia e cila zë vendin e 53-të. Maqedonia është e 65-ta, Shqipëria e 83-ta, ndërkohë që nuk ka të dhëna për Kosovën.

Nga shtetet tjera të rajonit, Mali i Zi zë vendin e 60-të në listën e indeksit të prosperitetit, Serbia e 73-ta, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina është e 86-ta.

Sa i përket shteteve që qëndrojnë në krye të klasifikimit, më konkretisht shteteve me indeksin më të lartë të prosperitetit, kryeson Norvegjia, e dyta është Zvicra, e treta Danimarka, e katërta Zelanda e Re, e pesta Suedia, e gjashta Kanadaja, e shtata Australia, e teta Holanda, e nënta Finlanda dhe e dhjeta Irlanda.

“The Legatum Prosperity Index” përpilohet duke u bazuar në disa parametra siç janë kapitali social, ndërmarrësia dhe mundësitë, ekonomia, qeverisja, arsimi, shëndetësia, siguria dhe liria personale, etj. Instituti është me seli në Londër dhe për çdo vit publikon "Indeksin e Prosperitet".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın