arsim

E para në Ballkan, në Sarajevë filloi me punë Akademia e Juventusit

Akademia e sivjemë në organizim të 'Birr group' mblodhi së bashku 30 pjesëmarrës të cilët do të trajnojnë në fushë në Qendrën për edukim dhe sport 'Safet Zajko'

Amina Zorniç  | 26.09.2016 - Përdıtësım : 26.09.2016
E para në Ballkan, në Sarajevë filloi me punë Akademia e Juventusit

Sarajevë

SARAJEVË (AA) - Pas përfundimit me sukses të kampeve të Juventusit në Zagreb, Sarajevë dhe në Cetinjë, sot në Sarajevë nisi me punë Akademia e Juventusit, e para në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

Akademia e sivjemë në organizim të 'Birr group' mblodhi së bashku 30 pjesëmarrës të cilët do të trajnojnë në fushë në Qendrën për edukim dhe sport 'Safet Zajko'.

Edhe pse thirrja në akademi ishte e hapur edhe për vajza, këtë vit aplikuan vetëm djem të moshës prej 5 deri në 17 vjeç.

Me ta do të punojnë tre trajnerë vendas të zgjedhur nga stafi i Juventusit të cilët do të jenë nën vëzhgimin e trajnerit italian, puna e të cilit është për të kontrolluar punën e Akademisë, në stërvitje dhe njësinë organizative.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.