arsim

Tajlandë, diplomohet 91 vjeçarja

91 vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte marrë 10 vjet shkollim

Emel Öz Gözellik  | 10.08.2017 - Përdıtësım : 11.08.2017
Tajlandë, diplomohet 91 vjeçarja Foto: Ilustrim

Bangkok

BANGKOK (AA) - Në Tajlandë, një grua 91 vjeçare mori diplomë universitare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, 91 vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte marrë 10 vjet shkollim. 

Ajo në deklaratën e saj duke theksuar se edukimi nuk ka moshë, tha se është shumë e lumtur se ka patur mundësinë për të vazhduar edukimin pasi që para shumë vitesh është detyruar ta ndërpresë.

Kimlan diplomën e saj e mori nga Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn. 

Diplomat e atyre që diplomohen nga universitetet shtetërore në Tajlandë, jepen nga anëtarët e familjes mbretërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın