BALLKANI

Ambasadorja turke në Shkup Kara viziton zyrën e AA-së

Pas bisedës me punonjësit, ambasadorja Kara u informua nga Kryeredaktori i AA-së për gjuhën shqipe dhe maqedonase Adnan Idriz në lidhje me aktivitetet e këtij institucioni në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

Dzihat Aliju  | 06.12.2016 - Përdıtësım : 07.12.2016
Ambasadorja turke në Shkup Kara viziton zyrën e AA-së

Shkup

SHKUP (AA) - Ambasadorja e re e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara vizitoi zyrën e Anadolu Agency (AA) në Shkup dhe u informua në lidhje me punët e këtij institucioni.

Pas bisedës me punonjësit, ambasadorja Kara u informua nga Kryeredaktori i AA-së për gjuhën shqipe dhe maqedonase Adnan Idriz në lidhje me aktivitetet e këtij institucioni në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Kara, e cila AA-në e cilësoi si “burimi më i fuqishëm dhe më i saktë i lajmeve”, tha se AA është markë e rëndësishme për Turqinë.

Kara theksoi se lajmet në lidhje me Turqinë më parë merreshin nga burime të ndryshme. Ajo tha se që nga dita e parë kur ka filluar detyrën, ka vërejtur se aktivitetet e AA-së këtu kanë qenë tejet të bujshme.

Duke theksuar se po ashtu ka vizituar edhe institucionet dhe organizatat turke në Maqedoni, Kara potencoi se do të realizojnë punime për mbështetjen e bashkatdhetarëve në këtë vend.

Ajo theksoi se njashtu do të vazhdojnë edhe mbështetjet e tyre për rritjen e investimeve në vend nga investitorët turq, duke shtuar se mbështetje do të japin edhe për projektet në lidhje me gratë dhe fëmijët, duke patur parasysh faktin se është ambasadorja e parë femër e Turqisë në këtë vend.

Në fund, ambasadorja e Turqisë tha se do të vazhdojnë të kontribuojnë në bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın