BALLKANI

Angjushev prezanton "Planin për rritje ekonomike" para bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni

Të pranishmit mbështetën këtë plan ekonomik, mirëpo disa prej tyre paraqitën sugjerime të reja dhe pyetje të ndryshme se si do të zbatohet plani në fjalë

Besar Ademi  | 19.09.2017 - Përdıtësım : 20.09.2017
Angjushev prezanton "Planin për rritje ekonomike" para bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) – Zv/kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, para bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni prezantoi masat nga “Plani për rritje ekonomike” i Qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas prezantimit të këtij plani që u organizua në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare shprehën mendimet e tyre lidhur me masat e prezantuara. Të pranishmit mbështetën këtë plan ekonomik, mirëpo disa prej tyre paraqitën sugjerime të reja dhe pyetje të ndryshme se si do të zbatohet plani në fjalë, të tilla si bashkëpunimi mes kompanive dhe institucioneve shtetërore, të ardhurat për zbatimin e tij etj.

Zv\kryeministri Angjushev bëri të ditur se ky plan nuk do të kushtojë më shumë se 30 milionë euro. Ai theksoi se nuk është e mjaftueshme vetëm të vendosen masa për mbështetje dhe subvencionim të kompanive, por duhet edhe të planifikohet edhe një aksion më i gjerë për kthimin e besimit tek institucionet shtetërore.

Në pyetjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare mbi çështjen e edukimit të të gjithë këtij procesi, Angjushev theksoi se Qeveria e re planifikon të ndërmarrë masa të reja edhe në fushën e arsimit, pasi që shumë profesione dhe artizanale në Maqedoni janë zhdukur, duke u arsimuar të rinjtë më së shumti në fushën e drejtësisë, mësimdhënie, ekonomisë etj.

“Nëse marrim në konsideratë gjendjen aktuale në Maqedoni do të shohim dy të vërteta të ndryshme. Njëra është se ka përqindje të madhe të papunësisë, ndërsa nga ana tjetër është e vërtetë se kur do të kërkoni të specializuar për punë në fabrika, ju vështirë do të gjeni të tillë”, tha Angjushev.

Përmes “Planit për rritje ekonomike”, Qeveria e re e Maqedonisë synon të përmirësojë imazhin ekonomik të vendit, duke ofruar mbështetje shtetërore dhe kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, siguri, lidhje me tregun dhe standardet evropiane, si dhe realizimin e investimeve kapitale për zhvillim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike.

Masat e ndara në tre pjesë parashikojnë edhe mbështetje financiare duke mbuluar deri në 20 përqind të pagës së paguar për kompani të përcaktuara që do të plotësojnë kushtet e vendosura nga Qeveria. Ky plan ka për qëllim rritjen e pagave dhe zhvillimin e kompanive, ndërsa efekti përfundimtar të ndjehet te qytetarët përmes standardit jetësor më kualitativ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın