BALLKANI

Besimtarët ortodoks në Maqedoni festojnë Ditën e “Ujit të Bekuar”

Në mesin e 150 kandidatëve që notuan në ujërat e ftohta të lumit Vardar për kapjen e kryqit, më i aftë ishte Daniel Donçevski nga Shkupi, i cili ka arritur ta kap kryqin për të pestën herë

Besar Ademi  | 19.01.2018 - Përdıtësım : 20.01.2018
Besimtarët ortodoks në Maqedoni festojnë Ditën e “Ujit të Bekuar” Besar Ademi/AA

Shkup

SHKUP (AA) – Me rastin e festës ortodokse “Uji i Bekuar”, në mesditë në ujërat e lumit Vardar rreth 150 kandidatë u përpoqën në kapjen e kryqit të hedhur nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kryepeshkopi Stefan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e 150 kandidatëve që notuan në ujërat e ftohta të lumit Vardar për kapjen e kryqit, më i aftë ishte Daniel Donçevski nga Shkupi, i cili ka arritur ta kap kryqin për të pestën herë. Ceremonia e hedhjes së kryqit u ndoq nga mijëra qytetarë të Shkupit.

Më herët, kryepeshkopi Stefan shërbeu liturgjinë e Shën Vasilit në “Kishën e Virgjëreshës Maria”, i cili pastaj i shoqëruar nga krerikë dhe besimtarë ortodoks u drejtuan për tek ura, ku dhe hodhi kryqin.

Sipas besimtarëve ortodoks hedhja e kryqit do të thotë bashkimi me Krishtin dhe besohet se ai që arrin të kap kryqin do ta ndjek mirëqenia, shëndeti dhe fati gjatë gjithë vitit. Kjo festë lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan dhe Shën Jovani, i cili atëherë quhej Pagëzuesi.

Dita e hedhjes së kryqit – 19 janari, që tradicionalisht organizohet në shumë qytete të Maqedonisë, në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë është ditë jopune për besimtarët ortodoks.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.