BALLKANI

Daut Haradinaj: Asnjëherë nuk kam thënë se duam spastrim etnik të Kosovës

“Kjo deklaratë është kapur për bishti. Atyre që u ka konvenuar ajo le të mbajnë përgjegjësinë e vet. Ka tendenca për të destabilizuar këtë vend", tha Daut Haradinaj

Figen Shaban  | 11.04.2017 - Përdıtësım : 12.04.2017
Daut Haradinaj: Asnjëherë nuk kam thënë se duam spastrim etnik të Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës pas reagimeve të shumta kundër deklaratës së tij tha se “Kjo deklaratë është kapur për bishti. Ka tendenca për të destabilizuar këtë vend”, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputeti i AAK-së dhe i vëllai i liderit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ditë më parë në një deklaratë për një emision televiziv vendor, ku u pyet se cilat do të ishin pasojat e një vendimi për ekstradim të Ramush Haradinajt tha se “Mund të na fusin në luftë, asgjë tjetër”.

Pas kësaj deklarate të deputetit të Haradinajt erdhën reagime jo vetëm nga Beogradi që e quajti kërcënim, por edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Zyra e UNMIK-ut në Kosovë dhe shumë ambasadorë në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se "diplomatët në Kosovë duhet ta dinë se po e mbajnë një njeri peng për të destabilizuar një vend".

“Kjo deklaratë është kapur për bishti. Atyre që u ka konvenuar ajo le të mbajnë përgjegjësinë vet. Ka tendenca për të destabilizuar këtë vend. Ata që po krekosen për serbët është mirë të na tregojnë se si ndodhi rasti ‘Panda’ (vrasja e 6 të rinjve serbë në Pejë në vitin 1998), për të fajësuar shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tutje ka thënë se "Askush nuk mund të dojë paqen dhe stabilitetin e Kosovës më shumë se vete ai dhe shtoi se Kosova është liruar me përpjekjet e shqiptarëve dhe me ndihmën e miqve të Kosovës".

“Asnjëherë nuk kam thënë se duam spastrim etnik të Kosovës, por nëse mendojnë transferimin e tij në Beograd duhet t’i vënë gishtin kokës, të kenë kujdes. Ata janë duke tentuar të spastrojnë Kosovën, jo Daut Haradinaj. Nëse duan të luajnë me zjarr, atëherë punë e mbarë u qoftë”, ka thënë Haradinaj. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın