BALLKANI

Durrës, arrestohet shtetasi turk për tentativë të kalimit të kufirit me pasaportë të falsifikuar

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit konfirmuan se është arrestuar Muhammed Yasir Aydogmus, 39 vjeç, banues në Turqi, i cili akuzohet për tentativë të kalimit të kufirit me pasaportë të falsifikuar

Ekip  | 09.10.2017 - Përdıtësım : 10.10.2017
Durrës, arrestohet shtetasi turk për tentativë të kalimit të kufirit me pasaportë të falsifikuar

Tiranë

TIRANË (AA) - Policia e Durrësit ka ndaluar katër shtetas turq, prej të cilëve një grua dhe dy fëmijë, në tentativë për të kaluar kufirin me pasaportë të falsifikuar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit konfirmuan për Anadolu Agency (AA) se janë ndaluar Muhammed Yasir Aydogmus, 39 vjeç, banues në Turqi, bashkëshortja e tij N.A., 34 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, për tentativë të kalimit të kufirit me pasaportë të falsifikuar. 

Zyrtarët kanë njoftuar se Muhammed Yasir Aydogmus do të mbahet në arrest, kurse bashkëshortja e tij është liruar për shkak të moshës së fëmijëve dhe se ndaj saj ka nisur procedim penal në liri.

"Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin turk, Muhammed Aydogmus, 39 vjeç, banues në Turqi dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, N.A, 34 vjeçe, banuese në Turqi. Shtetasit e mësipërm, së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara", konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar për AA se bashkëshortorja e shtetasit turk të arrestuar bashkë me fëmijët është dërguar në Qendra Kombëtare Pritëse për të Huajt në Babrru të Tiranës, dhe ku do të qëndrojë aty deri në përfundim të procedurave ndaj saj. 

Policia konfirmon se pas përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore ajo do të kthehet në Turqi së bashku me fëmijët.

Gjithashtu sipas policisë në përfundim të hetimeve do të merret një vendim edhe për shtetasin turk për kthim në Turqi, apo për mbajtje në paraburgim.

Konfirmohet se të gjithë personat në fjalë janë paraqitur me pasaportë me emrat e tyre, ndërsa dokumentet e tyre nuk janë njohur nga sistemi i kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit.

Policia thekson se materialet hetimore në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave" dhe ”Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Ndryshe, personi në fjalë supozohet të jetë nga një ekip "trollësh" në internet i cili ka siguruar informata për llogarinë "Fuat Avni" të organizatës terroriste FETO në Twitter, që vitin e kaluar ishte zbuluar nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın