BALLKANI

Fleckenstein: Negociatat BE-Shqipëri mund të hapen në vitin 2018

"Ne në Parlamentin Evropian do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë aktorët në BE, në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të hapen gjysmën e parë të vitit që vjen. Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë për hapjen e negociatave"

Fatjon Cuka  | 19.09.2017 - Përdıtësım : 20.09.2017
Fleckenstein: Negociatat BE-Shqipëri mund të hapen në vitin 2018  ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, ka deklaruar sot se negociatat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurodeputeti Fleckenstein në përfundim të takimeve të tij me zyrtarët e lartë të Shqipërisë, ka mbajtur një konferencë për mediat në Tiranë, ku ka theksuar se qëllimi i vizitës ishte të shikonte nga afër situatën në vend pas zgjedhjeve të qershorit, sipas tij, për të parë prioritetet e qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

"Ne në Parlamentin Evropian do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë aktorët në BE, në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të hapen gjysmën e parë të vitit që vjen. Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë për hapjen e negociatave. Me hapjen e negociatave ne do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të tjera deri në momentin që Shqipëria do të bëhet shtet anëtar. Prioritetet kyçe duhet të zbatohen. Nuk do të ishte e drejtë që të kishte kushte të tjera shtesë për hapjen e negociatave", u shpreh Fleckenstein.

Ai ka theksuar se reforma në drejtësi nuk është një proces i lehtë, por sipas tij, do të vazhdohet në këtë rrugë.

Fleckenstein gjatë vizitës së tij në Shqipëri u taku me Presidentin e vendit, Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e opozitës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me ministra të kabinetit qeveritar, ku në fokus të takimeve ishte ecura e zbatimit të reformës në drejtësi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın