BALLKANI

Grabiten paratë në automjetin e blinduar të një banke në Tiranë

Autoritetet policore nuk kanë konfirmuar shumën e lekëve që është grabitur, ndërsa kanë nisur operacionet për identifikim e autorëve të ngjarjes

Fatjon Cuka  | 09.02.2017 - Përdıtësım : 10.02.2017
Grabiten paratë në automjetin e blinduar të një banke në Tiranë

Tiranë

TIRANË (AA) - Një automjet i blinduar i një banke të nivelit të dytë në Tiranë është grabitur nga persona të armatosur gjatë ditës së sotme në rrugën Tiranë-Rinas, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar pesë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga policia pohojnë se ngjarja ka ndodhur sot të enjten në orët e mesditës, në një nga rrugët që të dërgon në Aeroportin e Rinasit, ku po lëviznin dy automjete të bankës, ndërsa autorët e grabitjes kanë djegur dy makinat që kanë përdorur gjatë grabitjes.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar shtetasit Xh. Metaj , 43, vjeç ,G. Dedja, 31 vjeç, P. Logu , 39 vjeç, E. Daçi, 31 vjeç dhe D. Balla, 42 vjeç, punonjës të policisë private.

Autoritetet policore nuk kanë konfirmuar shumën e lekëve që është grabitur, ndërsa kanë nisur operacionet për identifikim e autorëve të ngjarjes.

Ndërkohë një grabitje e ngjashme ndodhi edhe vitin e kaluar, ku u grabit një shumë e konsiderueshme parash brenda ambienteve të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza"

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın