BALLKANI

Greqi, protestë kundër shitjes së pronave të sekuestrua

Anëtarë të Frontit të Punëtorëve Panhelenik (PAME) u mblodhën para ndërtesës së Ministrisë së Financave të Greqisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj masave të kursimit të Qeverisë greke

Bedrudin Brlyavac  | 22.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Greqi, protestë kundër shitjes së pronave të sekuestrua Foto: Ayhan Mehmet / AA

Athinë

ATHINË (AA) – Një grup qytetarësh në Athinë ka protestuar kundër vendimit të autoriteteve greke për shitjen e pronës së sekuestruar të shtetasve grekë përmes ankandit, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarë të Frontit të Punëtorëve Panhelenik (PAME) u mblodhën para ndërtesës së Ministrisë së Financave të Greqisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj masave të kursimit të Qeverisë greke.

Në hyrje të ndërtesës së Ministrisë së Financave protestueist vendosën mbishkrimin “Hajdutë taksash, ministria për ankand”.

Protestuesit brohorisnin kundër shitjes së patundshmërive të qytetarëve grekë me shumë borxhe përmes ankandit.

Më shumë se 2.000 protestues kërkuan nga Qeveria e Greqisë që të ndalojë ankandin elektronik në të cilin shitet prona e konfiskuar.

Në mesin e masave të kursimit të qeverisë greke gjenden edhe pakësimi shtesë i benefiteve, rregulla më të ashpra të grevave dhe ngritja e ankandeve elektronike për pronat e sekuestruara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın