BALLKANI

Greqia reagon në lidhje me ushtarakët puçistë

Duke u tërhequr vëmendja se puçistët nuk janë mirëpritur kurrë në Greqi thuhet se, "përgjegjësi i vetëm i vendimeve në fjalë në Greqi është drejtësia e pavarur greke dhe vendimet e gjykatës janë të detyrueshme

Furkan Naci Top  | 27.01.2017 - Përdıtësım : 28.01.2017
Greqia reagon në lidhje me ushtarakët puçistë

Athinë

ATHINË (AA) - Kryeministria e Greqisë në lidhje me vendimin gjyqësor për mos ekstradimin e 8 ushtarakëve puçistë ka theksuar se "përgjegjësi i vetëm i vendimeve në fjalë në Greqi është drejtësia e pavarur greke dhe vendimet e gjykatës janë të detyrueshme në mënyrë të qartë", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria pas vendimit për mos ekstradimin e ushtarakëve puçistë rikujtohet se Greqia ka dënuar që në momentet e para grushtin e shtetit dhe se ka mbajtur qëndrimin e saj në krah të qeverisë së zgjedhur në Turqi.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se, "Në çdo rast, Greqia është një shtet i së drejtës. Është i garantuar me kushtetutë, parimi i ndarjes së pushteteve, që është i padiskutueshëm dhe tregon respektimin e plotë të të drejtës ndërkombëtare duke përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë lidhje me vendin".

Duke u tërhequr vëmendja se puçistët nuk janë mirëpritur kurrë në Greqi thuhet se, "përgjegjësi i vetëm i vendimeve në fjalë në Greqi është drejtësia e pavarur greke dhe vendimet e gjykatës janë të detyrueshme".

Pas proceseve gjyqësore në shkallë të ndryshme të gjykatave në Greqi, ditën e djeshme Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos), vendosi për mos ekstradimin në Turqi të 8 ushtarakëve puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETÖ.

Çavuşoğlu: Refuzimi për ekstradimin e puçistëve është vendim politik

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.