BALLKANI

Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha ka takuar në Bruksel komisionarin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, me ç'rast ka diskutuar për axhendën integruese të Kosovës

Sibel Vezaj  | 23.10.2017 - Përdıtësım : 24.10.2017
Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane Burimi: Ministria e Integrimeve Evropiane të Republikës së Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha ka takuar në Bruksel komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, me ç'rast ka diskutuar për axhendën integruese të Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga MIE të Kosovës njoftohet se gjatë takimit me komisionarin Hahn, Hoxha ka theksuar përparimin e Kosovës në shumë fusha, duke nisur nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Me këtë rast, ministrja Hoxha ka kërkuar përkrahje nga Komisioneri Hahn veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, me theks të veçantë ndihmën per ndërmarrësit e rinj e cila do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është suksesi yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të pëmbushë obligimet e MSA-së”, tha ajo.

Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndesinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Kurse komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, ka ritheksuar qendrimin për perspektivën evropiane të Kosovës, ku ka potencuar rëndësinë e implementimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA.

“Komisioneri Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane si dhe mbështetjen për Ministren Hoxha në përpjekjet për të dinamizuar procesin integrues”, thuhet më tej në komunikatë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın