BALLKANI

Halkbank llogaritet në mesin e pesë bankave më të mëdha në Maqedoni

Aktiva e bankës në fund të vitit 2016 ishte 582 milionë euro, me çka Halkbank është radhitur në grupin e pesë bankave më të mëdha në Maqedoni, ndërsa rritja e aktivës gjatë periudhës së veprimit të bankës në këtë vend është pothuajse katër herë"

Besar Ademi  | 11.07.2017 - Përdıtësım : 12.07.2017
Halkbank llogaritet në mesin e pesë bankave më të mëdha në Maqedoni

Shkup

SHKUP (AA) – Banka turke “Halkbank SHA- Shkup”, e cila vepron në Republikën e Maqedonisë që nga prill i vitit 2011, këto gjashtë vite prani në këtë shtet ka arritur të bëjë kapital të konsiderueshëm, mjetet vetanake të së cilës kanë arritur shumën prej 67.5 milionë euro, ndërsa sipas madhësisë së kapitalit është pozicionuar e katërta ndër bankat në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Halkbank në Shkup thuhet se paralelisht me kapitalin e bankës u zhvilluan edhe një varg investimesh në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe qasjes së bankës deri tek subjektet përmes rritjes së rrjetit afarist dhe hapjes së numrit të madh të degëve të reja nëpër territorin e vendit.

“Në fund të vitit 2016, numri ka arritur deri në 37 degë bashkëkohore dhe tërësisht të rinovuara në lokacione të volitshme për klientët me mundësi për kryerjen e shpejtë të operacioneve të përditshme bankare. Ndërsa, numri i bankomatëve u rrit dyfish dhe në fund të vitit 2016 ishte 103. Për këtë periudhë Halkbank në mënyrë të konsiderueshme rriti numrin e të punësuarve nga 275 në 461 të punësuar, me arsim të lartë dhe të shërbyeshëm në çdo kohë për klientët”, thonë nga Halkbank.

Nga atje bëjnë të ditur se në fund të vitit të parë të punës së bankës në Maqedoni, numri i bankomatëve ishte 48, ndërsa numri i degëve në tërë territorin e Maqedonisë ishte 21.

Gjatë periudhës së veprimit në Maqedoni, rritje e aktivës pothuajse 4 herë 

Sipas njoftimit nga Halkbank, aktiva e bankës në fund të vitit 2016 ishte 582 milionë euro, me çka Halkbank është radhitur në grupin e pesë bankave më të mëdha në sektorin bankar në Maqedoni, ndërsa rritja e aktivës gjatë periudhës së veprimit të bankës në këtë vend është pothuajse katër herë.

“Stabiliteti i Halkbank gjatë 5 viteve të kaluara ishte identifikuar nga ana e klientëve të cilët rritjen e Bankës e mbështetën me rritjen e bazës depozituese për 296 milionë euro që në fund të vitit 2016 të arrijnë shumën 385.5 milionë euro. Paralelisht me rritjen e bazës depozituese zhvillohej edhe rritja e portfolios kreditore e cila u shoqërua me analizë të detajuar të të gjitha sfidave të tregut, financiare dhe ekonomike dhe mjete të plasuara me kujdes tek ndërmarrjet dhe qytetarët përmes produkteve që përshtateshin për secilin profil individual të klientit në përputhje me rrethanat e jashtme të afarizmit”, thonë nga Halkbank.

Siç theksojnë, rezultat i kësaj është një portfolio e shëndetshme e bankës dhe nivel i ulët i kredive jofunksionale për tërë periudhën në kushte turbulente, ndërsa neto kreditë totale në fund të vitit 2016 arritën në 381 milionë euro.

“Shuma e neto kredive të popullsisë u rrit nga 48.4 milionë euro në 171.5 milionë euro në drejtim të rritjes së vazhdueshme të kredive konsumatore dhe hipotekare si bazë stabile për rritje të mëtejshme, ndërsa shuma e kredive të dhëna ndërmarrjeve u rrit nga 43.3 milionë euro në 210 milionë euro në fund të vitit 2016”, thuhet në njoftim.

Rritja stabile e bankës rezultoi drejt rritjes së vazhdueshme të profitit 

Në vijim të njoftimit theksohet se rritja stabile e bankës, shoqëruar me plasmane të shëndosha, besim të rritur të qytetarëve të shprehur përmes numrit të shtuar të klientëve, si dhe njohja e të gjitha investimeve të bankës që kontribuan drejt punës së lehtësuar, të shpejtë dhe funksionale të ndërmarrjeve me bankën, pa dyshim rezultoi edhe drejt rritjes së vazhdueshme të profitit.

“Profiti në fund të vitit 2016 ishte 7.667 milionë euro çka e bën bankën e 4-të në Republikën e Maqedonisë në bazë të profitabilitetit dhe jep hapësirë për kapital plotësues në të ardhmen dhe mbështetje për ekonominë dhe qytetarët”, shprehen nga Zyra e Halkbank në Shkup.

Halkbank AD Shkup është themeluar në muajin mars të vitit 1993 si Shoqëri Aksionare dhe bankë universale për kryerjen e të gjitha llojeve të punëve bankare në Maqedoni, nën emrin Banka eksportuese kreditore SHA-Shkup. 

Halkbank SHA-Shkup është brend stabil rritës, i cili vepron duke përmbushur vizionin e saj global përmes ofertës së produkteve inovative dhe shërbimeve që paralelisht ecin me rritjen e besimit nga ana e klientëve, si tregues më i madh i suksesit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın