BALLKANI

"Integrimi evropian një nga qëllimet kryesore të vendeve të Ballkanit Perëndimor"

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha tha se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës

Ivana Ramadanova  | 11.11.2017 - Përdıtësım : 12.11.2017
"Integrimi evropian një nga qëllimet kryesore të vendeve të Ballkanit Perëndimor" Ivana Ramadanova/AA

Shkup

SHKUP (АА) - Në kuadër të konferencës rajonale vjetore me temë: "Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”, sot në Shkup u mbajt sesioni i tretë në organizim të konzorciumit nga organizatat joqeveritare të kryesuara nga Lëvizja Evropiane - Mali i Zi dhe Eurothink-Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përfundim të sesionit para të pranishmëve foli ministrja e Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha e cila tha se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës.

"Procesi i integrimit evropian mbetet si një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Aspiratat e shoqërisë tonë dhe rrjedhimisht, për ne si përfaqësues politik, mbetet vazhdimi i konsultimeve dhe mbisundimit të ligjit dhe funksionimit të ekonomisë së tregut. Me respektimin e kritereve themelore për anëtarësim në Bashkimin Evropian me atë i konsiderojmë vlerat evropiane si orë dhe udhëtimi ynë nuk është i plotë pa u kyçur në familjen evropiane", tha Hoxha. 

Ministri i Integrimit Evropian të Malit të Zi, Aleksandar Pejoviç, tha se Procesi i Berlinit është ajo që e tërheq vëmendjen në rajon në liderët e rajonit, për shkak se ky është proces i cili për herë të parë i bashkon kryeministrat e vendeve nga Ballkani Perëndimor, por gjithashtu edhe të vendeve evropiane anëtare. 

"Procesi i Berlinit duhet ta gjejë rrugën e vet prandaj edhe në të ardhmen duhet të gjejë arsye për rindërtimin e saj. Do të shohim se projektet për transport dhe infrastrukturë energjetike janë të mira ku pothuaj se gjysma e mjeteve të ndara nga 1 miliard euro veç më janë shpenzuar. Por, ajo për të cilën duhet të bisedojmë është nëse mundemi të vazhdojmë me projektet e tilla, me çka mendoj se qeveria në fund do të ketë mundësi me të vërtetë të gjejë më shumë projekte në fushën e transportit dhe energjetikës", tha Pejoviç. 

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, ekspertë nga fusha shkencore. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın