BALLKANI

Kosovë, përkujtohet poeti i himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy

Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të Mehmet Akif Ersoy, Instituti "Yunus Emre" dega në Pejë dhe TIKA organizuan programe të ndryshme përkujtimore

Figen Shaban  | 27.12.2017 - Përdıtësım : 28.12.2017
Kosovë, përkujtohet poeti i himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy

Prishtinë

PEJË (AA) - Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy, Instituti "Yunus Emre" dega në qytetin e Pejës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizuan programe të ndryshme përkujtimore në Pejë dhe në atdheun e babait të tij, në fshatin Shushicë të komunës së Istogut në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Instituti "Yunus Emre" dega në Pejë sot ka organizuar një konferencë në përvjetorin e vdekjes së Mehmet Akif Ersoyit me temën “Udhëtim nga Shushica në zemrën e Turqisë”. 

Në këtë konferencë ku të pranishëm ishin edhe të afërmit e Mehmet Akif Ersoy, dekani i departamentit të Turkologjisë së Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Irfan Morina mbajti një fjalim për jetën, personalitetin dhe veprat e Mehmet Akif Ersoy. 

“Mehmet Akif ka lindur në Stamboll dhe deri në fund të jetës së tij ka jetuar i lidhur për shtetin e tij, i cili e do atdheun dhe me një drejtim të ummetit me përqendrim të Islamit. Mehmet Akif deri në fund të jetës së tij ka luftuar kundër ideve separatiste. Për të bashkimi dhe uniteti i atdheut ishte tejet i rëndësishëm. Ashtu siç dihet sulltan Murati në vitin 1389 ka rënë dëshmor në Fushë Kosovë. Edhe tyrbja e tij ndodhet në qendër të kësaj fushe të gjelbër dhe të rrafshët. Por, pasi që fusha e Kosovës ka rënë në duart e serbëve, edhe tyrbja e Sulltan Muradit me siguri që është prekur nga ky armik, sa që ka djegur zemrën e Akif-it. Akif-i është përpjekur që edhe shqiptarët të jetojnë në bashkim dhe unitet. Ai ka ndjekur nga afër rajonin dhe atdheun e babait të tij dhe këtë e ka shprehur edhe në vjershat e tij”, ka thënë Morina. 

Ndërsa Isa Mullaj, njëri nga të afërmit e Mehmet Akif Ersoy i cilët jeton në fshatin Shushicë, falënderoi Institutin "Yunus Emre" si dhe Republikën e Turqisë për interesimin e treguar për këtë rajon. Ai tha se Mehmet Akif është një personalitet i rëndësishëm jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë kosovarët.

Pas konferencës TIKA organizoi një mevlud në xhaminë “Mehmet Akif Ersoy” në fshatin Shushicë ku dy vite më parë kjo xhami ishte rinovuar nga TIKA dhe përurimin e kishte bërë presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. 

Në këtë mevlud të pranishëm ishin edhe koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori dhe i gjithë stafi i degëve të Institutit "Yunus Emre" në Kosovë, të afërmit e Ersoy-it si dhe banorët e fshatit Shushicë. 

Mustafa Tombaş, i cili është imam në xhaminë “Sinan Pasha” të Prizrenit para xhematit në këtë xhami tha se populli turk i është falënderues veprës së Mehmet Akif Ersoy-it i cili ka ndërruar jetë 81 vite më parë. 

Ai theksoi se janë lutur që Zoti i Madhërishëm ta shpërblejë atë me xhenet. “Ne ndjehemi shumë të lumtur që gjendemi në këtë vend për ta përkujtuar këtë njeri kaq të veçantë. Mirë se erdhët të gjithë në këtë vend të bukur”, tha Tombaş. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.