BALLKANI

KQZ: Dalja e votuesve në zgjedhje është 43.82 për qind

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve

Figen Shaban  | 22.10.2017 - Përdıtësım : 23.10.2017
KQZ: Dalja e votuesve në zgjedhje është 43.82 për qind ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës, me mbylljen e vendvotimeve me kohë në orën 19:00 njoftoi se dalja e votuesve në zgjedhjet lokale është 43.82 për qind në gjithë territorin e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Ajo më tutje tha se “Në bazë të të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit e të gjitha komunave të Kosovës të cilat janë mbyllur me kohë, dalja e votuesve në zgjedhje është 812.157 votues apo 43.82 për qind votues duke mos i përfshirë votat me kusht të cilat do të numërohen në fund”.

Ndërkaq, Daka njoftoi se nga ora 19:00 ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) lidhur me procesin e votimit dhe numërimin e votave. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın