BALLKANI

Kroaci, fillon dëgjimi i të arrestuarve në aferën Agrokor

Policia ka arrestuar 12 nga gjithsej 15 persona kundër të cilëve janë ngritur procedura dhe veprime hetimore

Stipe Mayiç  | 17.10.2017 - Përdıtësım : 18.10.2017
Kroaci, fillon dëgjimi i të arrestuarve në aferën Agrokor

Zagreb

ZAGREB (AA) - Sot në Prokurorinë e Përgjithshme komunale, ka filluar dëgjimi i 12 të arrestuarve nga dita e djeshme, të cilët ishin udhëheqësit kryesorë të kompanisë Agrokor dhe dy auditorë kundër të cilëve janë ngritur akuza nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kroacisë (DORH), raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar 12 nga gjithsej 15 persona kundër të cilëve janë ngritur procedura dhe veprimet hetimore.

Nuk janë arrestuar vetëm Ivica Todoriç dhe djemtë e tij Ivani dhe Ante të cilët aktualisht janë në Londër. Avokatët e tyre thonë se mungesa e tyre nuk ka të bëjë me shmangien e persekutimit gjyqësor, por që klientët e tyre mungojnë për shkak të obligimeve të biznesit në Britani.

Policia bastisi gjithsej 60 lokacione, shumica e të cilëve ndodhen në qytetin e Zagrebit, kurse oficerët e policisë në shtëpin e Kulmerov, Ivica Todoriç edhe sot kanë vazhduar me grumbullimin e provave.

Disa nga të arrestuarit, Mislav Galiç, Pirushka Canjuga, Tomislav Luçiç, Ljerka Puljiç, Hërvoje Balent, Alojzije Pandzhiç, Damir Kushtrak, Ivica Crnjac, Olivio Discordia, Marijan Alagushiç, Sanja Hërstiç dhe Ivica Sertiç u morën në pyetje dhe disa të tjerë pritet të merren në pyetje.

Të gjithë të arrestuarit ishin anëtarë të Bordit administrativ ose Bordit mbikëqyrës të Agrokor-it, të cilët ngarkohen me miratimin e raporteve të kontestuara financiare për periudhën 2006 deri 2017. Dy të arrestuar, Discordia dhe Sertiç, janë anëtarë të dhomës së auditorit Baker Tilly të akuzuar për shtermbërimin e raporteve.

Agrokor, shitësi më i madh me pakicë në Ballkan, kap vlerën prej 15 për qind nga ekuivalenti i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). 

Ai ka aklumuluar rreth 5.8 miliardë euro borxh, ose gjashtë herë nga kapitali i tij, duke zgjëruar në mënyrë rapide veprimtarinë e tij në rajon. 

Kreditori më i madh i kompanisë ka qenë banka ruse “Sberbank” e cila tani kërkon që kompania ose qeveria t'i kthejë asaj një borxh në vlerë prej 1.1 miliardë euro.

Autoritetet kroate kanë tentuar të nxjerrin Agrokorin nga balta në të cilën është zhytur në mënyrë që të shmangin një efekt negativ mbi ekonominë vendore si dhe të shpëtojnë dhjetëra mijëra vende pune.

Parlamenti ndërkohë ka miratuar një ligj emergjent me të cilin mbron shtetin nga dështimet e kompanive të mëdha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın