BALLKANI

Kroaci, refuzohet kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Financave

Në seancën e sotme të Qeverisë së Kroacisë është diskutuar për nismën e votëbesimit të ministrit të Financave Zdravko Mariç, duke konstatuar se akuzat e opozitës janë të pabaza

Stipe Mayiç  | 27.04.2017 - Përdıtësım : 27.04.2017
Kroaci, refuzohet kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Financave Fotoreporter: Stipe Mayiç/AA

Zagreb

ZAGREB (AA) - Në seancën e sotme të Qeverisë së Kroacisë është diskutuar për nismën e votëbesimit të ministrit të Financave Zdravko Mariç, duke konstatuar se akuzat e opozitës janë të pabaza. Kundër vendimit të Qeverisë ishin tre ministra të Most-it, për të cilët kryeministri kërkoi shkarkimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria ka shqyrtuar propozimin për ngritjen e procedurës së votëbesimit të ministrit të Financave Mariç, e cila u kërkua me propozim të Partisë Social Demokrate (PSD) dhe u mbështet nga 46 deputetë të Parlamentit kroat dhe kërkuan prononcimin e Qeverisë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se nuk pranon argumentet e nismës të udhëhequra nga PSD, partisë më të madhe opozitare në Kuvendin kroat.

"Në mënyrë të qartë i përgjigjemi referencave që lidhen me konfliktin e interesit të ministrit Mariç", tha kryeministri Plenkoviç.

Pjesa më e madhe e Qeverisë konsideron se Mariç një nga 25 drejtorët ekzekutivë të "Agrokor" nuk ishte i ngarkuar që të shkruajë raporte financiare të Agrokor-it.

Gjithashtu, konsiderojnë se Mariç si zyrtar shtetëror gjatë qeverisjes së kaluar nuk ka marrë në mënyrë të paligjshme kredi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Postare Kroate (HPB).

Kundër mbështetjes së ministrit të Financave Zdravko Mariç ishin tre ministra të Most-it, Vllaho Orepiç, Slaven Dobroviç dhe Ante Shpërlje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın