BALLKANI

Lutje nga popujt e Ballkanit për Ushtrinë Turke

Që Operacioni "Dega e Ullirit", i nisur nga TSK në veriperëndim të Sirisë të arrijë sukses, qytetarët e Ballkanit me lutjet e tyre kanë ofruar mbështetje

Furkan Abdula  | 21.01.2018 - Përdıtësım : 21.01.2018
Lutje nga popujt e Ballkanit për Ushtrinë Turke

Shkup

SHKUP (AA) - Edhe qytetarët e Ballkanit shprehën mbështetjen e tyre për Operacionin "Dega e Ullirit" të nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin, në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Që Operacioni "Dega e Ullirit", i nisur nga TSK me qëllim të neutralizimit të terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veriperëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e anëtarëve të organizatave terroriste, të arrijë sukses, qytetarët e Ballkanit me lutjet e tyre kanë ofruar mbështetje.

Qytetarët lutjet e tyre "O zot ruaji vëllezërit tonë", "Allahu ju shpërbleftë Ushtri Turke e Erdoğanit", "Allahu e ndihmoftë dhe e forcoftë Ushtrinë Turke" i kanë shprehur duke komentuar nëpër lajmet e shpërndara në lidhje me Operacionin Dega e Ullirit në faqen e Facebook të AA-së në Gjuhën Shqipe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.