BALLKANI

Mali i Zi sot hap dy kapituj të ri me BE-në

Delegacionin shtetëror të Malit të Zi në konferencën ndërqeveritare do ta kryesojë ministri i Çështjeve Evropiane, Aleksandar Andria Pejkoviç

Adel Ömeragiç  | 11.12.2017 - Përdıtësım : 11.12.2017
Mali i Zi sot hap dy kapituj të ri me BE-në

Podgoricë

PODGORICË (AA) – Mali i Zi sot në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, do të hap me BE-në negociatat për kapitujt 2 dhe 3, që ka të bëjë për qarkullimin e lirë të punëtorit dhe të drejtën e themelimit të ndërmarrjes dhe lirinë për të ofruar shërbime, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacionin shtetëror të Malit të Zi në konferencën ndërqeveritare do ta kryesojë ministri i Çështjeve Evropiane Aleksandar Andria Pejkoviç.

“Mbajtja e konferencës ndërqeveritare në të cilën do të hapen kapituj të rinj është një konfirmim i reformave të zbatuara me sukses në këto fusha, si dhe vendosmëria dhe angazhimi i Qeverisë dhe gjithë shoqërisë në rrjedhën strategjike dhe evropiane të Malit të Zi”, njoftohet nga Ministria malazeze e Çështjeve Evropiane.

Mali i Zi pas pesë vitesh negociata deri tani ka hapur 28 prej gjithsej 33 kapitujve, ndërsa tre përkohësisht ka mbyllur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın