BALLKANI

Mali i Zi, vritet ish-futbollisti gjatë stërvitjes

Goran Lenac (33) nga Kotori, ish futbollist, ndrroi jetë mbrëm vonë pasi rreth orës 19 u qëllua nga një person i panjohur

Adel Ömeragiç  | 17.09.2017 - Përdıtësım : 18.09.2017
Mali i Zi, vritet ish-futbollisti gjatë stërvitjes

Podgoricë

PODGORICË (AA) - Goran Lenac (33) nga Kotori, ish-futbollist, ndërroi jetë mbrëmë vonë rreth orës 19:00 pasi u qëllua nga një person i panjohur. Lenac ishte duke trajnuar në stadiumin Bokel, kur iu afrua një burrë dhe e qëlloi në kokë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lenac menjëherë u dërgua në spitalin e Kotorit, ku mjekët luftuan për të mbajtur në jetë, por ai iu nënshtrua plagëve. Lenac është ish-lojtar i Bokel.

Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın