BALLKANI

Maqedonia nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Kinën

Me këtë marrëveshje mes Maqedonisë dhe Kinës sigurohen rreth 2.5 milionë euro, që do të përdoren për financimin e projekteve për rinovimin e shkollave si dhe projekteve të tjera

Ivana Ramadanova  | 18.12.2017 - Përdıtësım : 19.12.2017
Maqedonia nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Kinën Vedat Abdul/AA

Shkup

SHKUP (AA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Yin Lixian, në Shkup nënshkruan bashkëpunim ekonomik dhe teknik, me të cilën qeveria kineze do të sigurojë grant - ndihmë për Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kinës sigurohen rreth 2.5 milionë euro, që do të përdoren për financimin e projekteve për rinovimin e shkollave si dhe projekteve të tjera të cilat janë identifikuar si prioritare për Qeverinë e Maqedonisë. 

“Sot nënshkruam marrëveshjen vjetore për bashkëpunim ekonomik dhe teknik me Republikën Popullore të Kinës, e cila ka dhënë një grant apo donacion në vlerë prej 2.5 milionë euro që do të përdoret për të realizuar projekte, në përputhje me prioritetet e qeverisë, megjithatë para së gjithash janë nevojat prioritare të qytetarëvet të Maqedonisë”, tha Osmani.

Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e përgjithshme financiare që Kina i jep vendit në financimin e projekteve të infrastrukturës si dhe për financimin e projekteve në fushat me rëndësi vitale për Maqedoninë.

Ai shtoi se në të ardhmen pret përforcimin e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se ndihma financiare, por edhe investimet që vijnë nga Kina janë të mirëpritura në Maqedoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın