BALLKANI

Ministri Bushati reagon për vrasjen e ambasadorit Karlov

"Fuqimisht dënojmë vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij. Shprehim ngushëllimet ministrit të Jashtëm Lavrov"

Fatjon Cuka  | 19.12.2016 - Përdıtësım : 19.12.2016
Ministri Bushati reagon për vrasjen e ambasadorit Karlov

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, raporton Anadolu Agency (AA).

"Fuqimisht dënojmë vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij. Shprehim ngushëllimet ministrit të Jashtëm Lavrov", shkruan Bushati në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale

Kujtojmë se ambasadori Andrei Karlov humbi jetën sot pas një sulmi të armatosur në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın