BALLKANI

Ministri Spasovski takon Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit

Spasovski dhe Stock janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes qeverisë së Maqedonisë dhe Interpolit për njohjen e "dokumentit udhëtar" të Interpolit

Bekim Laci  | 16.01.2018 - Përdıtësım : 16.01.2018
Ministri Spasovski takon Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka realizuar sot në Lion të Francës një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Polici Kriminalistike (Interpol), Jirgen Stock, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi i sotëm është vlerësuar lartë nga MPB-ja e Maqedonisë, meqë siç thonë në një komunikatë për mediat, vizita e sotme vjen në një kohë të sfidave serioze në nivel global.

“Lufta efikase kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm varet nga shpejtësia e këmbimit të informacioneve që kemi”, thuhen në njoftimin e MPB-së, nga ku sqarojnë se Stock ka vlerësuar lartë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për reforma në MPB dhe bashkëpunimin profesional me Interpolin.

Spasovski dhe Stock, thuhet më tej, janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes qeverisë së Maqedonisë dhe Interpolit për njohjen e dukumentit udhëtarë të Interpolit.

Në bazë të këtij dokumenti Republika e Maqedonisë njeh dokumentin në fjalë me ç'rast liron nga viza bartësit e tij gjatë hyrjes në vend lidhur me aktivitete që kanë të bëjnë me punën e Interpolit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın