BALLKANI

Mogherini: Gjendja në Ballkan e tensionuar, por rajoni ka fuqi të përgjigjet

"Gjendja në Ballkan është tensionuese dhe ekspozuar ndaj sfidave, porse rajoni ka fuqi të përgjigjet"

Nazmi Abduramani  | 06.03.2017 - Përdıtësım : 07.03.2017
Mogherini: Gjendja në Ballkan e tensionuar, por rajoni ka fuqi të përgjigjet

Shkup

SHKUP (AA) – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini para fillimit të debatit për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, në Këshillin për punë të jashtme të Unionit, porositi se ajo do t’i informojë shefat e diplomacive të anëtareve të BE-së se gjendja në Ballkan është tensionuese dhe ekspozuar ndaj sfidave, porse rajoni ka fuqi të përgjigjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron agjencia e lajmeve MIA, ministrat e punëve të jashtme të anëtareve të BE-së do të bisedojnë për raportin e Mogherinit pas vizitës së saj gjatë javës së kaluar në Maqedoni, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

“Sot do t’i njoh ministrat e punëve të jashtme të anëtareve të Unionit, ndërsa të enjten edhe shefat e shteteve apo qeverive për gjendjen në Ballkan, e cila është tensionuese dhe e ekspozuar ndaj sfidave, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe rajonal, po edhe global. Por, ky është një rajon që ka kapacitet dhe fuqi të reagojë, me kusht që kredibiliteti i procesit euro-integrues të jetë i pranishëm. Kjo është pjesa jonë e punës dhe unë pres që sot, por edhe Këshilli Evropian këtë javë, të shprehet përkushtim i fuqishëm dhe i qartë i perspektivës integruese evropiane për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Mogherini. 

Ndryshe javën e kaluar Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini gjatë vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor tha se qëllimi i vizitës së saj është që të përcjellë mesazhin se BE-ja është e angazhuar në integrimin evropian të të gjithë rajonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.