BALLKANI

MPB e Serbisë publikon videot e sulmuesit të kameramanit të AA Ibrahimkadiç

MPB e Serbisë u bëri thirrje qytetarëve që nëse e njohin personin nga videoja, ose kanë informacione të tjera që mund të ndihmojnë në ndriçimin e sulmit ndaj kameramanit të AA

Medin Halilovic  | 24.01.2017 - Përdıtësım : 25.01.2017
MPB e Serbisë publikon videot e sulmuesit të kameramanit të AA Ibrahimkadiç

Beograd

BEOGRAD (AA) - Ministria e Brendshme e Serbisë sot publikoi videon e sulmuesit të kameramanit të Anadolu Agency (AA) në Beograd Nihad Ibrahimkadiç dhe u bëri thirrje qytetarëve që nëse ata e njohin personin nga pamjet, ose kanë informacione të tjera që mund të ndihmojnë në ndriçimin e sulmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vënë në kërkim intensiv ndaj dy meshkujve të cilët dyshohen se më 5 janar të këtij viti, herët në mëngjes, në rrugën "Nemanjina" sulmuan Nihad Ibrahimkadiç-in duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Kameramani i AA-së me këtë rast gjatë sulmit ka marrë lëndime të rënda trupore në fytyrë dhe iu nënshtrua një operacioni në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd.

Në lidhje me sulmin u informuan ambasada e Bosnjë e Hercegovinës në Serbi dhe në Ambasada e Republikës së Turqisë si dhe autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë.

AA ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësit të saj dhe i ftoi të gjitha autoritetet kompetente në Serbi që sa më shpejt të jetë e mundur të ndriçojnë rastin. Sulmin e kanë dënuar edhe përfaqësuesit e OSBE-së për Lirinë e Medias dhe shoqatave të gazetarëve në Serbi.

Nihad Ibrahimkadiç si kameraman i AA-së në Serbi është angazhuar që nga viti 2012.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.