BALLKANI

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë në përkujtimin në Srebrenicë

"Në këtë mënyrë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nderon të gjithë viktimat e gjenocidit dhe shpreh ngushëllim më të thellë për familjet e viktimave"

Admir Fazlagikj  | 09.07.2017 - Përdıtësım : 10.07.2017
Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë në përkujtimin në Srebrenicë Fotoreporter: Mustafa Öztürk/AA

Shkup

SHKUP (AA) - Me iniciativë të shoqatës AVAZ, për herë të parë këtë vit një delegacion kuvendor nga Maqedonia do të marrë pjesë në përkujtimin në Potoçari, me rastin e 11 korrikut, që njihet si Dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç kumtoi sot deputeti Zeqir Ramçiloviq, delegacionin do ta kryesojë ai, ndërsa në të do të jenë edhe kolegët e tij Rexhail Islamili dhe Ilija Nikollovski.

"Në këtë mënyrë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nderon të gjithë viktimat e gjenocidit dhe shpreh ngushëllim më të thellë për familjet e viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë nga korriku i vitit 1995", thekson Ramçiloviq.

Njëkohësisht, në kuadër të shënimit tradicional, më 11 korrik në Shkup do të mbahet "Marshi i paqes", të cilin e organizojnë disa organizata joqeveritare në krye me Bashkësinë Kulturore Boshnjake.

Shoqata AVAZ theksoi Ramçiloviq, në mënyrë më të ashpër dënon të gjitha krimet, por edhe të gjithë deklaratat të cilat e mohojnë gjenocidin ndaj popullatës civile në Srebrenicë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 4 shkurt 2010, mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua që në mënyrë adekuate të shënoj 11 korrikun.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın