BALLKANI

Një i vdekur dhe 27 të lënduar në aksidentin rrugor afër Velesit

Ka ndërruar jetë një person, që ishte lënduar gjatë përmbysjes së autobusit në autostradën Veles-Shkup

Admir Fazlagikj  | 21.08.2017 - Përdıtësım : 21.08.2017
Një i vdekur dhe 27 të lënduar në aksidentin rrugor afër Velesit

Shkup

SHKUP (АА) – Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njoftoi se ka ndërruar jetë një person, që ishte lënduar gjatë përmbysjes së autobusit i cili qarkullonte në autostradën Veles-Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në qendrën klinike Nëna Terezë janë sjellë gjithsej 17 pacientë, prej të cilëve katër në KARIL, - një pacient me gjakderdhje abnominale, një me lëndim serioz torakal dhe dy me lëndime në gjoks”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve të deritanishme, përveç gruas e cila ndërroi jetë që u lëndua në përmbysjen e autobusit në autostradën Shkup-Veles, një vajzë nëntë vjeçare i është amputuar dora, ndërsa njëri nga të lënduarit është në përkujdesje intensive në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Sh.Naum i Ohrit” në Shkup, por është jashtë rrezikut për jetën. 24 të lënduarit e tjerë po ashtu janë jashtë rrezikut për jetë.

Mbrëmë në autostradën Veles - Shkup një autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ku si pasojë u lënduan 27 persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë.

Komunikacioni ishte në ndërprerje, teksa automjetet e ndihmës së shpejtë transportonin të lënduarit në spital.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın