BALLKANI

Në kufirin bullgaro-turk, në një kamion gjenden 25 kg heroinë

Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin të agjencisë kufitare njoftuan se heroina është gjetur gjatë kontrollit të kamionit me targa turke të regjistrimit i cili planifikoi të hyjë në Bullgari

İhvan Radoykov  | 12.12.2017 - Përdıtësım : 13.12.2017
Në kufirin bullgaro-turk, në një kamion gjenden 25 kg heroinë Burimi: Agjencia e Doganave e Bullgarisë

Sofje

SOFJE (AA) – Në vendkalimin kufitar Lesovo, mes Bullgarisë dhe Turqisë, në një kamion janë gjetur më shumë se 25 kilogramë heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin të agjencisë kufitare njoftuan se heroina është gjetur gjatë kontrollit të kamionit me targa turke të regjistrimit i cili planifikoi të hyjë në Bullgari.

Theksohet se 25 kilogramë dhe 666 gram heroinë gjendeshin në 50 pako të fshehura në një pjesë të veçantë të pjesës së poshtme të kamionit. Me këtë rast është arrestuar shoferi 40 vjeçar Yusuf A.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın