BALLKANI

Në Shqipëri shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit edhe në Shqipëri shënohet çdo 5 qershor, ku synimi kryesor është ndërgjegjësimi mbarëbotëror për ruajtjen e mjedisit

Malik Hasa  | 05.06.2017 - Përdıtësım : 06.06.2017
Në Shqipëri shënohet Dita Botërore e Mjedisit ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri me disa aktivitete në të gjithë vendin është shënuar sot Dita Botërore e Mjedisit me moton "Bashkohu me garën për ta bërë botën një vend më të mirë", raporton Anadolu Agency (AA). 

Në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, futbollistë, aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe studentë janë bërë pjesë e nismës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës "Connecting People to Nature" (Të lidhësh njerëzit me natyrën), ku sipas organizatorëve është një thirrje ndaj qytetarëve për të frekuentuar parqet.

Ndërsa organizatat e shoqërisë civile që kujdesen për çështjet mjedisore, kompani private si dhe institucione publike, kanë organizuar aksionin "Ta pastrojmë bregdetin në një ditë", duke u angazhuar në pastrimin e bregdetit të Shqipërisë.

Lidhur me këtë ditë, ministri i Mjedisit i Shqipërisë, Lefter Koka, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale thekson se çdo 5 qershor, bota feston një nga ditët më të rëndësishme mjedisore të vitit.

"Në këto 4 vite Ministria e Mjedisit ia ka dalë mbanë të sjellë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, medias dhe shoqërisë civile, një nga komponentët më të rëndësishëm të jetës sonë, mjedisin", shprehet Koka.

Dita Botërore e Mjedisit edhe në Shqipëri shënohet çdo 5 qershor, ku synimi kryesor është ndërgjegjësimi mbarëbotëror për ruajtjen e mjedisit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın