BALLKANI

Operacion antidrogë në Shqipëri, sekuestrohen disa ton kanabis

Strukturat e Policisë së Shqipërisë kanë sekuestruar në Vlorë rreth 4 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa

Fatjon Cuka  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 20.10.2017
Operacion antidrogë në Shqipëri, sekuestrohen disa ton kanabis

Tiranë

TIRANË (AA) - Gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Vlorë gjatë orëve të natës, strukturat e Policisë së Shqipërisë kanë sekuestruar rreth 4 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe është arrestuar një person.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë konfirmuan për Anadolu Agency (AA) operacionin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike.

Ndërkohë, në një konferencë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Rebani Jaupi, u shpreh se "Në një banesë në fshatin Babicë është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Nga peshimi rezultoi 3 978 kg kanabis. Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin me inicialet A.K, 31 vjeç dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone."

Operacioni në fjalë vjen pas publikimit të një dosje me përgjime nga autoritete italiane, të disa personave që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, ku përmendet edhe emir i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Ndërkohë po sot, Policia e Shqipërisë ka konfirmuar se janë urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit, ku theksohet se "Forcat e policisë, të angazhuara në një operacion kontrolli rutinë rreth një muaj më parë, u përballën me disa individë të dyshuar. Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın