BALLKANI

Padi ndaj personit që vendosi mjet shpërthyes në Kuvendin e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër personit që më 27 prill në Kuvend vendosi mjet shpërthyes

Nazmi Abduramani  | 26.05.2017 - Përdıtësım : 27.05.2017
Padi ndaj personit që vendosi mjet shpërthyes në Kuvendin e Maqedonisë

Shkup

SHKUP (AA) – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër personit që më 27 prill në Kuvend vendosi mjet shpërthyes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se është ngritur kallëzim penal kundër personit J.L. (41) nga Shkupi i cili më 27 prill, gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvend vendosi mjet të improvizuar shpërthyes, fishekzjarr dhe bombolë me gaz butani të kompresuar të mbështjellura me shirit ngjitës si dhe një copëz fishekzjarr.

“Personi J.L. rreth orës 19 së bashku me turmën hyri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Rreth orës 20:40 bashkë me rreth 20 persona u ngjit në katin e parë pas çka vet hyri në dy zyra të lidhura ndërmjet veti dhe nën byronë e punës vendosi mjetin e improvizuar shpërthyes dhe më pas është larguar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej thuhet se mjetin e improvizuar shpërthyes e ka vërejtur një i punësuar në Kuvend në dysheme, gjatë pastrimit më 2 maj të vitit 2017 rreth orës 8:25, pas çka, duke menduar se është pishtar, së bashku me një koleg i dërgoi dhe i la afër koshit për mbeturina në holl.

Të njëjtën ditë rreth orës 17 një i punësuar si sigurim në Kuvend vërejti mjetin e improvizuar shpërthyes dhe thirri në SPB Shkup. Në njoftimin e MPB-së më tej thuhet se SPB Shkup në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar edhe dy lajmërime, njëra për marrjen e masave dhe aktiviteteve lidhur me urdhërin për vërtetimin e të dhënave të plota personale për gjithsej 7 persona, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın