BALLKANI

Policia e BeH-së parandalon trafikimin e 6 personave nga Kosova

Siç njofton policia, automjeti ka qenë i drejtuar nga personi N.GJ (1975.), shtetas i Bosnje e Hercegovinës, të cilin policia e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim i qenieve njerëzore”

Senita Şeherçehayiç  | 21.09.2017 - Përdıtësım : 22.09.2017
Policia e BeH-së parandalon trafikimin e 6 personave nga Kosova

Sarajevë

SARAJEVË (AA) – Pjesëtarët e policisë kufitare Izaçiç, në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) të mërkurën kanë parandaluar trafikimin e gjashtë personave nga Kosova të cilët ishin zbuluar në një veturë të markës Citroen, e cila ka qenë në afërsi të rripit kufitar në rajoni e Bihaçit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton policia, automjeti ka qenë i drejtuar nga personi N.GJ (1975.), shtetas i BeH-së, të cilin policia e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim i qenieve njerëzore”.

Në bashkëpunim me stacionin policor të Bihaçit, njofton Ministria e Brendshme e BeH-së, nga liria është privuar edhe shtetasi A.U. (1985).

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së BeH-së, automjetet dhe materialet tjera të gjetura janë konfiskuar përkohësisht.

MPB nuk jep detaje për shtetasit kosovarë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın