BALLKANI

Policia plan masash për procesin zgjedhor në Shqipëri

Në fazën paraprake përgatitore janë marrë masa për trajnimin i 7047 punonjësve të policisë

Fatjon Cuka  | 29.05.2017 - Përdıtësım : 30.05.2017
Policia plan masash për procesin zgjedhor në Shqipëri  ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shqipërisë kanë hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vend më 25 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Plani i këtyre masave është bërë publik sot gjatë një konference për mediat nga specialistja për komunikimin me median në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, Alda Prela.

Sipas saj, në fazën paraprake përgatitore janë marrë masa për trajnimin i 7047 punonjësve të policisë të strukturave të rendit publik, policisë rrugore dhe kufirit e migracionit që do të angazhohen me kryerjen e detyrave zgjedhore, si ngritja dhe funksionimi i grupeve të drejtimit e koordinimit në strukturat qendrore dhe ato vendore të policisë.

"Lidhur me fazën e dytë atë të fushatës zgjedhore e cila ligjërisht ka filluar më 26.05.2017 janë marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve zgjedhore të subjekteve politike për të garantuar ushtrimin e të drejtave nga subjektet politike dhe pjesëmarrësit në këto aktivitete. Drejtues të strukturave vendore të policisë po bashkëpunojnë me drejtues lokalë të subjekteve zgjedhore për shkëmbimin e informacioneve për kalendarin e zhvillimit të aktiviteteve dhe marrjen e detyrimeve sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 'Për Tubimet'”, ka theksuar Prela.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 qershor, pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın