BALLKANI

Presidenti Ivanov takon ambasadorin amerikan në Maqedoni

“Presidenti Ivanov ka theksuar se është e domosdoshme të krijohet nxitje e re dhe impuls shtesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO"

Admir Fazlagikj  | 13.07.2017 - Përdıtësım : 13.07.2017
Presidenti Ivanov takon ambasadorin amerikan në Maqedoni Burimi: Kabineti i presidentit të Maqedonisë

Shkup

SHKUP (AA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka pritur sot në një takim në vilën presidenciale Biljana në Ohër, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Maqedoni, Jess Baily, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takim, thuhet ne njoftimin e Presidencës së Maqedonisë, është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjendjen lidhur me perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe në përgjithësi për gjendjen në rajonin e Evropës Juglindore.

“Presidenti Ivanov ka theksuar se është e domosdoshme të krijohet nxitje e re dhe impuls shtesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, duke theksuar se realizimi i integrimit tonë euro-atlantik do të kontribuojë për paqe afatgjatë, siguri dhe prosperitet të tërë rajonit”, thuhet në njoftim.

Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përmes realizimit të stërvitjeve të përbashkëta për pjesëtarët e ARM-së dhe ushtrisë së SHBA-ve. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın