BALLKANI

Presidenti Nishani takon kryeministrin e Kosovës

"Duke vlerësuar përkrahjen e madhe të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, kryeministri Mustafa theksoi rolin e veçantë pozitiv dhe unifikues të Presidentit Nishani në proceset zhvillimore në Kosovë, në Shqipëri dhe më gjerë"

Figen Shaban  | 11.05.2017 - Përdıtësım : 12.05.2017
Presidenti Nishani takon kryeministrin e Kosovës Burimi: Zyra e Kryeministrit

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se gjatë takimit, Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për kontributin që Nishani ka dhënë për Kosovën, gjatë mandatit të tij në krye të shtetit shqiptar. 

"Duke vlerësuar përkrahjen e madhe të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, kryeministri Mustafa theksoi rolin e veçantë pozitiv dhe unifikues të Presidentit Nishani në proceset zhvillimore në Kosovë, në Shqipëri dhe më gjerë", thuhet në njoftim. 

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njohur Nishanin edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, integrimet euroatlantike dhe proceset tjera për zhvillimin e shtetit. 

"Nishani, falënderoi kryeministrin Mustafa për punën dhe përkushtimin e tij për fuqizimin e shtetit të Kosovës si dhe avancimin e bashkëpunimit me Shqipërinë. Ai foli për proceset aktuale në Kosovë, në Shqipëri dhe më gjerë, duke theksuar besimin e tij për avancimin e proceseve demokratike dhe euroatlantike", theksohet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë sot pati një takim edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës Thaçi e dekoroi Nishanin me medaljen “Urdhri i Lirisë”, për "kontributin e tij për kombin shqiptar si dhe angazhimin e tij në njohjet dhe proceset e afirmimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın