BALLKANI

Përmbytjet në Greqi, rritet në 19 numri i të vdekurve

Sipas të dhënave të ekipeve zjarrfikëse, në 24 orët e fundit në oborrin e një fabrike në Mandra e cila është goditur më shumë, nga mbetjet e baltës është nxjerrë një person i vdekur

Furkan Naci Top  | 18.11.2017 - Përdıtësım : 19.11.2017
Përmbytjet në Greqi, rritet në 19 numri i të vdekurve

Athinë

ATHINË (AA) – Numri i të vdekurve nga përmbytjet të cilat tre ditë më parë goditën vendet Mandra, Nea Peramos dhe Megara në afërsi të kryeqytetit grek, Athinë, është rritur në të paktën 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të ekipeve zjarrfikëse, në 24 orët e fundit në oborrin e një fabrike në Mandra e cila është goditur më shumë, nga mbetjet e baltës është nxjerrë një person i vdekur.

Ekipet e rojës bregdetare në afërsi të bregut në Eleusini kanë gjetur trupat e pajetë të dy personave, ndërkohë që vazhdon operacioni për kërkim dhe shpëtim në rajonet e përfshira nga përmbytjet.

Në perëndim të Athinës akoma vazhdon aksioni për evakuim dhe pastrimin e zonave të përfshira nga përmbytjet të cilat kapluan vendin të mërkurën, duke shkaktuar qindra të pastrehë dhe 23 të lënduar.

Uji dhe balta kanë shkatërruar 300 automjete dhe 20 kamionë, si dhe rreth 300 objekte banimi dhe të bizneseve. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, shpalli një ditë zie.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın