BALLKANI

Qeveria e Maqedonisë shpreh keqardhje për vrasjen e Ivanoviçit

Qeveria e Maqedonisë shpreh shpresën që elitat politike si dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë proceset e promovimit të marrëdhënieve të ndërsjella

Besar Ademi  | 17.01.2018 - Përdıtësım : 17.01.2018
Qeveria e Maqedonisë shpreh keqardhje për vrasjen e Ivanoviçit

Shkup

SHKUP (AA) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka shprehur “keqardhje të thellë” për vrasjen e liderit të serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili u qëllua me armë mëngjesin e ditës së djeshme në veri të Mitrovicës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim Qeveria e Maqedonisë shpreh shpresën se elitat politike si dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë proceset e promovimit të marrëdhënieve të ndërsjella.

“Me kuptimin e plotë të traumave të këtij akti të pacivilizuar, shpresojmë në përmbajtje dhe reagim të shpejtë të autoriteteve në Kosovë, përmes një procedure institucionale për të qartësuar rrethanat dhe për të zbuluar organizatorët dhe kryerësit e kësaj vrasje brutale”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

Më tej, në deklaratë theksohet se qeveria apelon dhe mbështet zërat se dhuna dhe terrori nuk janë zgjidhje dhe se rajoni duhet të vazhdojë përpara në periudhën e ardhshme, siç thonë nga atje, jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit.

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi" Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e ditës së djeshme nga të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës.

Kujtojmë se 64 vjeçari Oliver Ivanoviç ishte një nga politikanët kryesor në veri të Kosovës të dominuar nga serbët. Ivanoviç, i cili komandonte grupet paramilitare serbe në luftën në Kosovë, u dënua me 9 vjet burg në vitin 2016 për krimet e kryera gjatë luftës kundër civilëve shqiptarë. Gjykata Supreme e ndryshoi vendimin në vitin 2017 dhe urdhëroi rigjykimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.