BALLKANI

Rita Ora surprizon Kosovën me "vallen e Rugovës"

Atmosfera u ndez me fillimin e performancës së Rita Orës, e cila u uroi qytetarëve pavarësinë e Kosovën dhe ndër këngët e saj interpretoi edhe vallen shqiptare të Rugovës

Figen Shaban, Besar Ademi  | 18.02.2018 - Përdıtësım : 18.02.2018
Rita Ora surprizon Kosovën me "vallen e Rugovës"

Shkup

PRISHTINË (AA) – Festa e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shndërrua në një spektakël të vërtetë me këngëtaren e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila performoi në qendër të qytetit të Prishtinës para dhjetra mijëra pjesëmarrësve nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Koncerti festiv filloi në orët e mbrëmjes me performanca nga artistë të vendit. Atmosfera u ndez me fillimin e performancës së Rita Orës, e cila u uroi qytetarëve pavarësinë e Kosovën dhe ndër këngët e saj me një performancë të jashtëzakonshme interpretoi edhe vallen shqiptare të Rugovës.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pasditen e sotme, Rita Ora duke interpretuar me duar simbolin e shqiponjës uroi 10 vjetorin e pavarësisë dhe tha, “Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje të shohim njerëz të vendin tim, sepse sa më shumë që jemi aq më të mëdhenj bëhemi”, tha Rita Ora, duke theksuar se Kosova tani përfaqësohet në botë edhe përmes këngëtareve të tjera shqiptare si Dua Lipa e Bebe Rexha.

Pas Rita Orës, performojnë këngëtarë të tjerë nga vendi dhe rajoni të cilët edhe do ta përmbyllin festën e sotme.

Koncerti, i cili mbushi tre sheshet kryesore të kryeqytetit, atë të Skenderbeut, Nënë Terezës dhe Zahir Pajazitit, organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore-artistike dhjetë ditore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, nën patronazhin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Festimet e 10 vjetorit të pavarësisë do të mbyllen ditën e nesërme me pritjen solemne nga ana e presidentit Thaçi, të një numri të madh të mysafirëve ndërkombëtarë, të rajonit dhe të vendit, të cilët kontribuan për pavarësinë e Kosovës.

Rita (Sahatçiu) Ora e lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë është një këngëtare dhe aktore e cila ka filluar karrierën në Britani të Madhe. Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike dhe u zhvendos në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte një vjecare. Ajo vizitoi Kosovën në vitin 2012 ndërsa qëndroi në Prishtinë për xhirimin e videoklipit të saj “Shine Ya Light”. 

Suksesi i saj filloi në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit në "Fresh Right Noë" të DJ Fresh, e cila arriti numrin një në Britani të Madhe. Albumi i saj Ora, i lançuar në gusht të vitit 2012 debutoi në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın