Shëndetësi, BALLKANI

Sağlık-Sen marrëveshje bashkëpunimi me sindikatën e Shqipërisë

Sindikata Turke e Punonjësve të Shërbimeve Shëndetësore dhe Sociale - Sağlık-Sen ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Punonjësve të Pavarur të Sistemit të Shëndetësisë të Shqipërisë

Yeşim Sert Karaaslan  | 20.02.2017 - Përdıtësım : 21.02.2017
Sağlık-Sen marrëveshje bashkëpunimi me sindikatën e Shqipërisë

Ankara

ANKARA (AA) - Sindikata Turke e Punonjësve të Shërbimeve Shëndetësore dhe Sociale - Sağlık-Sen ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Punonjësve të Pavarur të Sistemit të Shëndetësisë të Shqipërisë (SPPSSH) për ndarjen e përvojave dhe gjetjen e menjëhershme të problemeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi me shkrim nga Sağlık-Sen, mes kësaj të fundit dhe SPPSSH-së është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që ka për qëllim shkëmbimin e përvojave, evidentimin e problemeve rreth kushteve të punonjësve në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri dhe rekomandimet për zgjidhje. Në ceremoninë e nënshkrimit, kryetari i Sağlık-Sen, Metin Memiş, ka theksuar se zhvillojnë punime të ndryshme për të ofruar kontribut në politikat e shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Duke nënvizuar se Sağlık-Sen është sindikatë për punonjësit e shërbimeve shëndetësore dhe sociale dhe sindikata me më së shumti anëtarë në Turqi, Memiş ka bërë të ditur se puna e tyre si sindikatë u dedikohet si punonjësve të shërbimeve shëndetësore dhe sociale, ashtu edhe të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe të persekutuarve dhe viktimave nëpër botë. Ai ka theksuar po ashtu se aktivitetet e tyre shtrihen edhe jashtë vendit.

"Qoftë në fushën e ndihmave humanitare, qoftë në bashkëpunimin sindikal, ne kujdesemi për trashëgiminë e së kaluarës në çdo fushë dhe i bartim drejt së ardhmes vlerat tona të lashta të civilizimit. Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, ne do ta kemi mundësinë t'i shohim aty për aty kushtet e punës të punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri, problemet e tyre dhe rekomandimet për zgjidhje. Në të njëjtën mënyrë, me palën tjetër do t'i ndajmë përvojat tona dhe situatën e punonjësve të shëndetësisë në shtetin tonë", është shprehur Memiş, duke shtuar se marrëveshja e nënshkruar nuk do të kufizohet vetëm në fushën sindikale, por ajo do të synojë gjithashtu të japë kontribute në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy shteteve dhe popujve.

Nga ana tjetër, kryetari i SPPSSH-së, Dritan Korumi, ka thënë se sindikatat Memur-Sen dhe Sağlık-Sen i konsiderojnë si vëllezër. "Kjo marrëveshje bashkëpunimi është shumë e rëndësishme për ne. Besojmë se nga ju kemi shumë gjëra për të marrë për sa i përket fushës sindikale dhe në aspektin e problemeve dhe zgjidhjeve të punonjësve të shëndetësisë", ka vënë në pah Korumi.

Në kuadër të marrëveshjes, dy sindikatat do të kontribuojnë në ofrimin e kushteve të arsyeshme të jetesës dhe punës për punonjësit, duke u bazuar në sindikalizmin e drejtë dhe të drejtat dhe liritë sindikale, si dhe duke i marrë parasysh ndryshimet në ekonominë dhe sistemin sindikal botëror. Mes dy shteteve do të bëhet edhe zhvillimi i programeve të përbashkëta arsimore dhe do të krijohen fusha të përbashkëta të veprimit përmes njoftimeve reciproke në sektorin shëndetësor dhe social dhe fushën e politikave të fuqisë punëtore dhe atyre sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın