BALLKANI

Sefaj: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, prioritet i MPB-së

"Makro prioritetet kanë të bëjnë me punën e Ministrisë së Brendshme dhe janë prioritete nacionale siç është lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit, lufta kundër terrorizmit dhe kontrolli i radikalizmit të çdo lloji"

Figen Shaban  | 17.10.2017 - Përdıtësım : 18.10.2017
Sefaj: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, prioritet i MPB-së Fotoreporter: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Flamur Sefaj foli lidhur me prioritetet dhe sfidat e ministrisë që ai drejton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij para anëtarëve të këtij komisioni, Sefaj tha se MPB ka për mision kujdesin për implementimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë të njerëzve dhe pronës në gjithë territorin e Kosovës. “Makro prioritetet kanë të bëjnë me punën e Ministrisë së Brendshme dhe janë prioritete nacionale siç është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, lufta kundër terrorizmit dhe kontrolli i radikalizmit të çdo lloji dhe luftimi me dhunën, punën e madhe që duhet bërë për anëtarësim në organe dhe organizata ndërkombëtare”, theksoi Sefaj.

Ndërsa sa i përket prioriteteve të tjera Sefaj tha se një problem tjetër shumë i madh dhe që lidhet me jetën e njerëzve në Kosovë ka të bëjë me aksidentet rrugore. Ai bëri të ditur se janë duke punuar me ministritë dhe institucionet tjera për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe elementet e tjera, si kontrollimi i numrit të pjesëtarëve të policisë në trafik.

Duke theksuar se kryeministri Haradinaj ka iniciuar që të punohet në luftën kundër drogës në ambientet shkollore, Sefaj tha se mosha e konsumuesve të drogave është ulur shumë në Kosovë dhe sipas tij do të hidhen hapat e duhura në këtë aspekt.

Kurse, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi i cili është njëri nga anëtarët e këtij komisioni kërkoi nga ministri Sefaj që në mbledhjet e ardhshme të prezantojë procesin e gradimit të nivelit të lartë në Policinë e Kosovës gjatë kohës së tranzicionit paszgjedhor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın