BALLKANI

Senati amerikan ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Pasi Senati mbështeti Protokollin, nënshkrimin e tij për aprovimin e SHBA-ve që Mali i Zi të bëhet pjesë e Aleancës duhet ta bëjë presidenti amerikan Donald Trump

Adel Ömeragiç  | 29.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Senati amerikan ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Podgoricë

PODGORICË (AA) – Senati amerikan ratifikoi mbrëmë Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Për ratifikimin e Protokollit votuan 97 senatorë, ndërsa dy ishin kundër, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi Senati mbështeti Protokollin, nënshkrimin e tij për aprovimin e SHBA-ve që Mali i Zi të bëhet pjesë e Aleancës duhet ta bëjë presidenti amerikan Donald Trump. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë bërë anëtarja e 27-të e NATO-s që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në këtë organizatë. 

Ka mbetur që këtë dokument ta ratifikojë vetëm edhe Parlamenti i Spanjës. Pritet që procedura në Spanjë të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme. 

Pasi të gjithë anëtarët të përfundojnë procesin e ratifikimit, nevojitet që edhe Parlamenti i Malit të Zi të miratojë këtë dokument, me çka vendi edhe formalisht bëhet anëtar i ri i NATO-s. 

Shpallja zyrtare e Malit të Zi, si anëtar i 29-të i NATO-s pritet të bëhet në Samitin në Bruksel, që do të mbahet në muajin maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın