BALLKANI

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama priti sot në vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë, gjeneral lejtnant Metodija Velickovski

Sibel Vezaj  | 23.02.2017 - Përdıtësım : 23.02.2017
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama priti sot në vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë, gjeneral lejtnant Metodija Veliçkovski, në krye të një delegacioni të lartë të Ushtrisë së Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga MFSK thuhet se shefi i Shtabit të Maqedonisë u prit me ceremoni ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama dhe ministri Haki Demolli, ku ishte edhe zëvendësministri Muhamet Latifi, zhvilluan takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Veliçkovski, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e njoftuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Po ashtu, ministri dhe komandanti u shprehen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe treguan gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneral lejtnant Metodija Veliçkovski, duke shprehur kënaqësinë e veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së, përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për demonstrimin e tyre me sukses.

Ai ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, qoftë në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së (nga radhët e komuniteteve) në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta (kadetët) si në Qendrën e Kërkim- Shpëtimit këtu në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak. 

Në fund të dy gjeneralët Rama dhe Veliçkovski, vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm si mjaft të frytshëm dhe theksuan që edhe në të ardhmen ta zgjerojnë këtë bashkëpunim edhe në fusha tjera, duke ndarë eksperienca bashkë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın