BALLKANI

Shkup, ditë e hapur për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane

Gjatë ditës së sotme do të prezantohen aktivitetet e institutit që përfshijnë kurse gjuhësore në gjuhën italiane, provime për marrjen e certifikatës PLIDA për njohjen e gjuhës italiane, si dhe promovimin e gjuhës kulturës italiane

Besar Ademi  | 29.05.2017 - Përdıtësım : 30.05.2017
Shkup, ditë e hapur për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) – Në Zyrën e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Shkup gjatë ditës së sotme do të mbahet ditë e hapur e Institutit “Dante Alighieri” dhe Agjencisë kombëtare për programe të arsimuara evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ngjarjen e cila organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Maqedoni, gjatë ditës së sotme do të prezantohen aktivitetet e institutit që përfshijnë kurse gjuhësore në gjuhën italiane, provime për marrjen e certifikatës PLIDA për njohjen e gjuhës italiane, si dhe promovimin e gjuhës kulturës italiane.

Drejtor i Institutit “Dante Alighieri” në Shkup, Lladislav Cvetkovski, theksoi se qëllimi i kësaj ngjarjeje është promovimi i gjuhës dhe kultrës italiane. Ai shtoi se tek të rinjtë e Maqedonisë ka interes për gjuhën dhe kulturën italiane.

“Instituti ‘Dante Alighieri’ ka disa nivele të kurseve në të cilat aktualisht kemi rreth 15-20 studentë. Qëllimi ynë është që ky numër të rritet”, u shpreh Cvetkovski.

Ndërkaq ambasadori italian në Maqedoni, Carlo Romeo tha se: “Me të vërtetë është i rëndësishëm promovimi i gjuhës italiane në Maqedoni dhe ne i jemi falënderues institutit ‘Dante Alighieri’ i cili përfaqëson gjuhën dhe kulturën italiane në Maqedoni dhe më gjerë”.

Gjatë ditës në zyrën e Sekretariatit për Çështje Evropiane të interesuarve do t’u prezantohen edhe mundësitë e programit për mobilitet Erasmus+, i cili këtë vit shënon 30 vjet nga ekzistimi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın