BALLKANI

Shkup, "lutje të fitores" për ushtarët në operacionin "Dega e Ullirit"

Për fitoren e operacionit ndërkufitar para namazit të jacisë në xhaminë e Murat Pashës është lexuar surja El-Fet'h, ku dhe pas leximit të Kur'anit janë bërë lutje

Dzihat Aliju  | 21.01.2018 - Përdıtësım : 22.01.2018
Shkup, "lutje të fitores" për ushtarët në operacionin "Dega e Ullirit" Foto: Furkan Abdula / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Në Xhaminë e Murat Pashës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, sot është kryer "lutje të fitores" për ushtarët që marrin pjesë në operacionin "Dega e Ullirit" i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, për të neutralizuar terroristët anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Për fitoren e operacionit ndërkufitar para namazit të jacisë në xhaminë e Murat Pashës është lexuar surja El-Fet'h, ku dhe pas leximit të Kur'anit, besimtarët në xhami nën udhëheqjen e imamëve duke hapur duart drejt nga qielli kanë kryer lutje.

Ndërsa programi është udhëhequr nga Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës së Turqisë, Murat Alkan.

Në programin të cilën kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Pas leximit të Kur'anit dhe lutjeve të bëra, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e jacisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.