BALLKANI

Shkup, protesta kundër platformës shqiptare

Protestuesit edhe sot porositën se protestojnë siç thanë "për mbrojtjen e karakterit unitar të shtetit që u është imponuar nga platforma shqiptare"

Ivana Ramadanova  | 10.04.2017 - Përdıtësım : 11.04.2017
Shkup, protesta kundër platformës shqiptare Fotoreporter: Ivana Ramadanova/AA

Shkup

SHKUP (АА) – Iniciativa qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" bashkë me mijëra qytetarë të cilët protestojnë kundër platformës së partive politike shqiptare në Maqedoni, sot për të 43-ën herë me radhë marshuan deri te Parlamenti i Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata edhe sot porositën se protestojnë siç thanë "për mbrojtjen e karakterit unitar të shtetit që u është imponuar nga platforma e partive shqiptare".

Marshi protestues nisi përpara qeverisë dhe vazhdoi përreth Zyrës Popullore të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov ndërsa përfundoi para shtëpisë ligjvënëse. Organizatorët e protestave porositën se do të protestojnë derisa është e nevojshme. Theksuan se nuk heqin dorë nga kërkesat, siç thanë për ruajtjen e Maqedonisë multietnike dhe unitare.

Qytetarët e tubuar me pankarta dhe flamuj në duar kërkuan zgjedhje të reja dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, duke theksuar se "askush nuk guxon të ndërhyjë në punët shtetërore të Maqedonisë".

Organizatorët potencuan se populli është unik dhe se nuk do të lejojë që të zgjedhet siç thanë kryetari i Parlamentit përmes platformës shqiptare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın